-Polemikë me demokratët edhe në vigjilje të Emigrantëve, Siguria dhe Korea- temat kryesore

Nga: Valeria Robecco/

New York/  Qasje bipartizane në Kongres, sfidë demokratëve në Twitter. Ndërsa Shtëpia e Bardhë flet për unitet dhe optimizëm në lidhje me fjalimin e Donald Trump mbi “State of Union ”, tweetimet e presidentit amerikan tregojnë tone vendosmërisht më pak prirje për kompromis.

“Nëse është e nevojshme do të realizojmë një mur human,” shpërthen përpara se të flasë përpara Kongresit në Dhomat e bashkuara, duke lëshuar alarmin për ardhjen në kufirin jugor të një vale të re të emigrantëve nga Amerika Qendrore.

“Një numër i madh njerëzish po vijnë përmes Meksikës duke shpresuar që të kalojnë kufirin tonë. Kemi dërguar më shumë ushtarë dhe nëse është e nevojshme do të ndërtojmë një mur njerëzor “, shkruan ai, ndërsa Pentagoni njofton vendosjen e 2 mijë ushtarëve më shumë në kufirin jugor për të mbështetur forcat e Mbrojtjes të Kufirit dhe Doganave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave në 4.300.

“Nëse do te kishim një mur të vërtetë, kjo nuk do të ishte një ngjarje”, vazhdon ai.

Më pas, manjati ngre konfrontimin me demokratet, në veçanti me udhëheqësin e pakicës në Senat, Chuck Schumer.

“Shoh që po kritikon fjalimin tim për State of Union (Shtetin e Bashkimit) edhe pse nuk e ka dëgjuar akoma – tweetoi Trump – Është vetëm i zemëruar sepse nuk ka fituar Senatin siç kishte menduar, pasi ka shpenzuar një pasuri. Mëkat  që mediat nuk i kanë dhënë më shumë kredi për atë fitore “.

Schumer, nga ana e tij, sulmon ashpër ‘The Donald’ duke thënë se “duke e njohur këtë president, ai do të bëjë premtime të reja të guximshme që ai as nuk do të përpiqet ti mbajë”. Ai e përkufizon Commander in Chief “një njeri me kaq pak integritet saqë bën premtime për shtetin e Bashkimit dhe mëngjesin tjetër nuk do të kenë asnjë vlerë”, duke e quajtur si një “simulim” edhe qasjen e tij eventuale të moderuar.

Ndër temat kryesore në fjalimin e Commander in Chief janë emigracioni dhe siguria, infrastruktura dhe politika e jashtme, me takimin e dytë të njoftuar së shpejti, midis tij dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në skenë me zonjën e pare Melania, përkundrazi, ulet Judah Samet, një nga të mbijetuarit e masakrës në sinagogën e Pittsburgh-ut, Ashley Evans, qe ka kaluar shumicën e jetës së tij duke luftuar varësinë ndaj drogave.

Pastaj Debra Bissell, Heather Armstrong dhe Madison Armstrong, ose vajza dhe nipërit e Gerald dhe Sharon David, të vrarë në shtëpinë e tyre nga një emigrant ilegal. Dhe së fundi Joshua, një djalë 11-vjeçar nga Delaware i cili është viktime e bulizmit vetëm për shkak të mbiemrit të tij Trump.

Ndërkohë, prokurori i Nju Jorkut ka urdhëruar ata që janë përgjegjës për komitetin inaugurues te Trump qe kane organizuar uljen ne fron në janar 2017 për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin mbi donatorët dhe financuesit e ngjarjes. Hetuesit duan të hetojnë mbi donacione të paligjshme të mundshme nga entitete apo subjekte të huaja, por edhe nëse stafi i presidentit të zgjedhur ishte në dijeni të ndonjë fondi të tillë që nuk përputhet me ligjin federal.

Dhe një goditje ndaj presidentit vjen nga New England Patriots, ekipi i futbollit amerikan që fitoi Super Bowl: disa lojtarë, në të vërtetë, e kanë bërë të ditur se kanë ndërmend ta braktisin ftesën tradicionale në Shtëpinë e Bardhë, duke rivalizuar basketbollistët e Golden State Warriors kur fituan kampionatin e NBA-së.

VERITAS.COM.AL/