Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të shtunën ka konfirmuar se Hamza bin Laden, djali me flokët si i ati, Bin Laden, themelues i Al-Qaeda, është vrarë në një operacion kundër terrorizmit përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Media në Shtetet e Bashkuara në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, duke cituar zyrtarët e inteligjencies, tha se më i riu i Bin Laden është vrarë diku në dy vitet e fundit në një operacion ku mori pjesë edhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper konfirmoi  vdekjen muajin e kaluar, duke thënë se ‘sipas arsyetimit të tij’, Bin Laden kishte vdekur, por Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë nuk e publikuan lajmin.

“Hamza bin Laden, anëtar i nivelit të lartë të al-Qaeda dhe i biri i Osama bin Laden, është vrarë në një operacion antiterrorizëm të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afghanistan/Pakistan”, tha Trump në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm i heq Al-Qaedas një anëtar të shkathët dhe një lidhje simbolike me babain e tij, por minon aktivitetet operacionale të grupit”.

Deklarata nuk specifikon kohën kur ka ndodhur operacioni.

Veritas.com.al/