( Foto: nga Breitbart)/

Presidenti Donald Trump krenohet se pesë kandidatët që ai mbështeti në zgjedhjet e veçanta të së martës dhe primaret Republikanë fituan, pavarësisht kufijve të ngushtë të fitores.

“5 në 5!” Presidenti shkroi në Twitter të mërkurën në mëngjes, pasi ishte e qartë se kandidatët  e mbështetur prej tij  ishin duke udhëhequr garat e afërta në Ohajo dhe Kansas.

Tubimi i minutës së fundit të Trump per Republikanin Troy Balderson në Ohajo duket se e ka tërhequr atë përgjatë vijës së finishit dhe Sekretari i Shtetit  Kris Kobach mezi po e udhëheq luftën e tij për primaret  me guvernatorin republikan te Kansas, Jeff Colyer.

Kandidatët e tjerë që fituan primarët e tyre, përfshirë Republikanin John James në Miçigan, Josh Hawley, Republikani i Senatit  të Misurit sfidues i  senatorit  Claire McCaskill dhe Bill Schuette, i cili fitoi primaret e tij për të kandiduar për guvernator në Miçigan.

Trump iu referua në mënyrë specifike zgjedhjeve të veçanta të Dhomes  ku republikanët arritën  të merrnin një fitore, pavarësisht parashikimeve mediatike të një humbjeje republikane.

“Republikanët tani kanë fituar 8 nga 9 vendet e Dhomës, por nëse dëgjoni mediat e lajmeve të rreme, do të mendoni se ne jemi mundur”, shkroi Trump.

Veritas.com.al/