RLIE SPIERING/ BREITBART

16 Tetor 2019162

Presidenti Donald Trump distancoi veten dhe Shtetet e Bashkuara nga konflikti midis Sirisë dhe Turqisë në Lindjen e Mesme të mërkurën.

“Nëse Turqia hyn në Siri, ajo është midis Turqisë dhe Sirisë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk është problemi ynë.”

Pavarësisht se Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vizituan Turqinë të enjten për t’i kërkuar Presidentit Rexhep Tajip Erdogan të ndalonte ofensivën e tij ushtarake, Trump u shfaq indiferent.

“Nëse Siria dëshiron të luftojë për tokën e saj, kjo varet nga Turqia dhe Siria,” tha Trump. “Siria mund të ketë ndonjë ndihmë me Rusinë, dhe kjo është mirë.Ka plot rërë. Ata kanë marrë shumë rërë atje. Pra, ka plot rërë që ata mund të luajnë me të. ”

Presidenti komentoi konfliktin e vazhdueshëm gjatë një takimi me Presidentin Italian Sergio Mattarella në Zyrën Ovale.

Ai pranoi që Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të ndalojnë konfliktin në vazhdim,por jo me forcë ushtarake.

“Ne po shohim dhe po negociojmë dhe po përpiqemi ta bëjmë Turqinë të bëjë gjënë e duhur, ne duam të shohim që luftërat të ndalen”, tha Trump.

Shumë Republikanë në establishmentin e politikës së jashtme shprehen zemërim javën e kaluar pasi Trump sinjalizoi se ai nuk do të vepronte për të ndaluar Turqinë të sulmonte kurdët në Siri, duke argumentuar se presidenti po tradhtonte aleatët e luftës së Shteteve të Bashkuara për të mposhtur ISIS-in.

Por Trump tregoi se kurdët kishin problemet e tyre, por kishin aftësinë të mbroheshin vete.

“Ata dinë se si të luftojnë. Ata nuk janë engjëj, “tha ai. “Ne po mundohemi ta bëjmë Turqinë të bëjë gjënë e duhur. Ne duam të shohim që luftërat të ndalin. ”

Presidenti shprehu besim se kurdët do t’i mbijetojnë ofensivës turke në Siri, duke përmendur marrëveshjen e tyre të fundit me Bashar al-Asad për mbrojtje.

“Siria po mbron kurdët. Ata janë të sigurt, “tha ai.

Ai gjithashtu mbrojti mënyrën e trajtimit të konfliktit nga ana e tij, më gjithë kritikat bipartizane.

“Unë e shoh situatën në kufirin turk me Sirinë për Shtetet e Bashkuara – strategjikisht brilante,” tha ai.