Presidenti Donald Trump i ngriti lavde vendimit të Demokratëve në Senat për t’i dhënë fund bllokimit të qeverisë dhe duke kaluar rezolutën për financimin e qeverisë.

“Unë jam i kënaqur që Demokratët në Kongres kanë ardhur në sensin e tyre dhe tani kanë vullnetin që të financojnë ushtrinë tonë të madhe, patrullimin e kufijve, institucionet që përgjigjen por fëmijët dhe njerëzit me paaftësi”, tha Trump në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Trump tha se tani që qeveria u rihap, ai do të vazhdojë punën për ligjin mbi emigracionin, por vetëm nëse Demokratët pajtohen me kushtet e tij.

“Ne do të bëjmë një marrëveshje me afat të gjatë mbi emigracionin në qoftë se, dhe vetëm në qoftë se, marrëveshja është e mirë për vendin tonë”, tha ai.

Gjatë momenteve kur Demokratët vijuan në bllokimin e qeverisë, Trump refuzoi të negociojë me ta mbi DACA ose mbi ndonjë politikë tjetër mbi emigracionin, duke i detyruar ata që të rivlerësojnë strategjinë e tyre. Bllokimi i qeverisë zgjati vetëm tre ditë para se 27 senatorë Demokrat ndryshuan votën e tyre të Hënën pasdite. Votimi final në Senat ishte me rezultatin 81-18.

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar se Trump takoi Republikanët e Senatit për të diskutuar ‘përgjegjësinë” mbi reformën e emigracionit pasi Senati ka votuar për të rihapur qeverinë.

Veritas.com.al/