Të Martën, presidenti Donald Trump Tuesday mori pjesë dhe mbajti fjalimin e parë në sesionin e Kongresit pas Inaugurimit të tij si President.

Fillimisht Presidenti iu drejtua Spikerit të Kongresit, zëvendës- presidentit, anëtarëve të Kongresit, Zonjës së Parë të Shteteve të Bahskuara, qytetarëve të Amerikës, me fjalët: “Sonte ne shënojmë konkluzionet e këtij muaji që nga Celebrimi, që ai e quajti ”Black History Month”- tha se ne kujtojmë rrugën e kombit nëpër të drejtën civile dhe punët që akoma duhet të bëjmë…

Presidenti Trump e nisi me kërcënimet e fundit drejtuar komunitetit hebrenj, me vandalizmin e shfaqur ndaj Varrezave të hebrenjve, dhe me të shtënat e javës së fundit në Kansas City. Këto- tha ai, na kujtojnë se ndërsa jemi një komb i ndarë politikisht, jemi një vend që qëndrojmë të bashkuar në ndëshkimin ndaj urrejtjes dhe të të keqes në të gjitha format.

Çdo brez amerikan- tha ai- e kalon pishtarin e të vërtetës, të lirisë dhe drejtësisë- në një zinxhir të pathyeshëm deri në ditët e sotme.

Ky pishtar tani është në duart tona. Dhe ne do ta përdorim për të ndriçuar botën. Unë jam këtu sonte për të dhënë një mesazh të unitetit dhe të forcës; dhe ky është mesazh që përhapet nga thellësitë e zemrës sime.

Një kapitulli ri i Madhështisë së Amerikës po fillon. Një krenari kombëtare po vërshon në gjithë vendin tonë. Dhe një siguri e optimizmit po zëvendëson ëndrrat e pamundura me shpejtësi.

Çfarë ne po përjetojmë si dëshmitarë është Rilindja e shpirtit Amerikan.

Aleatët tanë do të gjejnë te Amerika liderin e vërtetë.

Të gjithë kombet e botës- miq ose armiq- do të ndjejnë se Amerika është e fortë, Amerika është krenare, dhe Amerika është e lirë.

Pas 9 vjetësh, Shtetet e Bashkuara do të festojnë 250 vjetorin e themelimit – 250 vjet që nga dita kur deklaruam pavarësinë tone. Ajo do të jetë një nga gurët kilometrik më të rëndësishëm në historinë tonë.

Por si do të jetë Amerika në 250 vjetorin e  saj? Çfarë atdheu do të lëmë për fëmijët tanë?  Unë nuk do të lejoj kurrë gabimet e dekadave të kaluara që të na pengojnë në rrugën e të ardhmes tonë- tha presidenti Trump.

/Veritas.com.al/