Presidenti Donald Trump, mbrojti ‘qëndrimin armiqësor’ që mbajti ndaj shtypit të dielën në mbrëmje gjatë një bisede me Fox Neës në Memorialin e Lincoln.

Një grua nga New Jersey sfidoi tonin e Trump pas një pyetjeje në video të siguruar nga moderatorët e Fox News, Bret Baier dhe Martha MacCallum.

“Ju lutemi lërini këto sjellje që po i largojnë njerëzit nga ju,” tha ajo, duke kritikuar tonin e tij në konferencat për shtyp.

Trump buzëqeshi para kësaj kërkese, por tha që ai duhet të vazhdojë të luftojë kundër një ‘shtypi armiqësor’.

“Unë jam përballur me një shtyp armiqësor, me shije të tilla që asnjë president nuk ka ndjerë kurrë,” tha Trump.

Duke treguar statujën e Abraham Lincoln, Trump kujtoi se Lincoln gjithashtu u ndesh me një shtyp të tmerrshëm.

“Ata gjithmonë thoshin e tregonin me gisht vetëm Lincoln – askush nuk u trajtua më keq se Lincoln. Unë besoj se jam trajtuar më keq”, tha Trump.

Trump tha se ai duhet të luftojë me shtypin ose mediat do ta shkatërrojnë atë.

“Më duket se sikur të isha i mirë me ta, do të dilja  jashtë skenës,” tha ai, duke treguar me gisht pyetjet e tyre “të tmerrshme, të neveritshme, të njëanshme”.

Presidenti tha se 94-95 për qind e shtypit, ndaj tij  është armiqësor, ndërsa populli në pjesën ma të madhe të vendit vazhdojnë ta mbështesin atë.

“Unë jam duke i duruar, megjithëse para një situate jo normale dhe pavarësisht prej nivelit të zemërimit e urrejtjes…”, tha.

Trump tha se media do të vazhdojë të jetë armiqësore pavarësisht se çfarë bën presidenti.

VERITAS.COM.AL/