(FOTO: Zoti Trump i intervstuar nga ish sekretari për Drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Gove për “The Times” dhe  Kai Diekmann për Bilt)/

Një deklaratë e bërë nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se NATO tashmë është “e vjetruar” ka shkaktuar “keqardhje” në Aleancë- tha ministri i jashtëm i Gjermanisë.

Frank-Walter Steinmeier tha se kjo ishte në kontradiktë me atë çfarë tha para pak ditësh shefi i stafit në ardhje i Presidentit Trump.

Në një intervistë në New York, zoti Trump tha se kancelarja e Gjermanisë, Merke,l ka bërë “gabim katastrofik” me pranimin  një milionë  emigrantë.

Dhe ai bëri një kërcënim ndaj prodhuesve të makinave për një “taksë të lartë importi”.

Kompanitë ku përfshihen BMW, Volkswagen dhe Daimler kanë investuar në fabrikat e Meksikës, ku kosto është më e ulët, duke pasur një sy te eksporti i makinave në tregun Amerikan.

Zoti Trump tha: “Dua tu them këtyre prodhuesve se është më mirë të mos humbin kohë dhe para, veçse po deshën t’i shesin në vende të tjerë. Kjo do të ishte OK, po deshën kështu le ‘i ndërtojnë fabrikat në Meksikë”.

“Dua t’i them BMW-së, në qoftë se do të ndërtosh fabrika në Meksikë dhe t’i shesësh makinat në Shtetet e Bashkuara, do të paguash 35 për qind taksa. Ndryshe harroje”.

Zoti Trump dha detaje mbi politikën e tij të jashtme në një intervistë dhënë për gazetat Gjermane dhe Britanike, në “Trump Tower”  në New York.

/Veritas.com.al/