(FOTO: Angela Merkel dhe Donald Trump para gazetarëve, në Shtëpinë e Bardhë)/
Presidenti Donald Trump reagoi sot pas pyetjes rreth pohimit të tij se administrata Obama ka “përgjuar” Trump Tower, raporton Breitbart News.
Pasi një reporter gjerman që shoqëronte vizitën e zonjës Merkel në Shtëpinë e Bardhë, e pyeti Donald Trump nëse ai pendohet për postimet në Twitter, presidenti Amerikan u përgjigj: “Shumë rrallë”.
“Përsa i përket përgjimit, ma thotë mendja se nga administrata e kaluar , të paktën kemi një gjë të përbashkët, ndoshta”- tha Trump, ndërsa disa gazetarë dhe anëtarë të stafit të Presidentit, qeshën. Merkel shikonte Presidentin dhe riorganizoi fletët e shënimeve teksa po i drejtohej podiumit.
Trump iu referua dy raporteve që presidenti Obama lejoji që të përgjohej telefoni i kancelares Merkel në vitin 2010, si pjesë e oracioneve të mbikëqyrjes nga NASA.
/Veritas.com.al/