Sfidanti, Donald Trump, ditën e Dielë tha se Hollary Clinton do të shkojë në burg në qoftë se do të bëhet presidnet Deklaratën e bëri- sipas agjencisë Reuters- gjatë debatit të Dytë Presidencial që u zhvillua të Dielën, vetëm një muaj para Ditës së Votimeve në Shtetet e Bashkuara. Gjatë debatit që u konsiderua “i ashpër” ai sulmoi edhe burrin e Hillary, Bill Clinton, për keqtrajtim të femrave.
Debati i tyre, i dyti mes tre debateve para datës 8 nëntor, u shënua si i një “natyre brutale” të shkëmbimit të qëndrimeve mes kandidatit republikan, Trump, dhe rivales së tij Demokrate, Hillary Clinton.
Trump e quajti Hillary-n “një djall” që gënjen në mënyrë të përsëritur, një njeri me urrejtje të frikshme në zemër të saj. Ndërsa Hillary e quajti Trump një abuzues me femrat.
Në debat u duk hapur një mospërfillje reciproke ndaj njëri tjetrit teksa qëndronin në skenë; aq sa në fillim të debatit refuzuan të shtrëngonin duart me njëri tjetrin. Moderatorët Anderson Cooper i CNN dhe Martha Raddatz për ABC, të dy dukeshin në një situatë sikur po shikonin dy trena që po përplaseshin kokë më kokë.
Përgjatë gjithë debatit, Trump, 70 vjeç, dhe Clinton, 68, të dy lshuan “dorezat e boksit” kur nisën të flasin për taksat, për kujdesin shëndetësor, për politikën e Amerikës në Siri dhe mbi komentet e Hillary Clinton se “gjysma e mbështetësve të Trump ndodhën në koshin e të mjerëve”.