Nga: CHARLIE SPIERING/
Presidenti Donald Trump reagoi për një seri sulmesh me raketa në objektivat amerikane në Irak të Martën.
“Gjithëçka është mirë!”, shkruajti Trump, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara ende po vlerësonin viktimat dhe dëmet në dy bazat ushtarake të sulmuara në Irak. “Deri më tani,cdo gje mirë!”
Pentagoni konfirmoi të martën në mbrëmje se Irani nisi më shumë se një duzinë raketash kundër ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, por nuk raportoi ndonjë viktimë amerikane.
Trump sërish i kujtoi botës se Shtetet e Bashkuara kishin ushtrinë më të fuqishme në botë.
“Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të mirë-pajisur kudo në botë, deri tani!” shkroi ai.
Megjithë raportet e hershme që presidenti do t’i drejtohej kombit të martën në mbrëmje, hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë, Trump deklaroi se ai do t’i adresonte sulmet të mërkurën.
“Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes,” shkroi ai.
Trump u takua me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ndërsa sulmet u zhvilluan të martën mbrëma, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe Zëvendës Presidentin Mike Pence.
Pence foli gjithashtu me anëtarët e udhëheqjes së Kongresit gjatë sulmeve, në drejtimin e presidentit, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Pavarësisht se mori një telefonatë nga Pence, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha që ajo do ta “thërriste atë”, pasi ajo ishte shumë e zënë në atë kohë për të marrë një telefonatë nga zëvendës presidenti, sipas raportimeve.
Një zëdhënës i Pelosit konfirmoi për reporterët që Kryetarja e telefonoi Pence më vonë në mbrëmje dhe u informua për sulmin.
VERITAS.COM.AL/