Ish-presidenti Donald Trump është larguar nga spitali, ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe është rikthyer në shtëpi në Neë Jersey pas sulmit me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.
Shërbimi Sekret bëri të ditur se një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Agjentët qëlluan per vdekje autorin në vendngjarje.
Trump tha se u qëllua me një plumb që i “kapi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.
“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po me preku”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Incidenti ndodhi pak ditë përpara Konventës Kombëtare Republikane, në të cilën Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.