Presidenti Donald Trump sfidoi median ditën e Hënë duke iu kërkuar që të sjellin kamerat  për të filmuar karvanin e mbi 7, 000 emigrantëve, që aktualisht po bëjnë presion që të hyjnë nga Meksika për drejt Shteteve të Bashkuara..

“Shkoni në mes të karvanit, vendosni kamerat dhe regjistroni”, iu tha Trump reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai pohoi se brenda karvanit mund të gjejnë anëtarë të bandave MS-13, gjithashtu edhe mes qytetarëve nga Lindja e Mesme që po tentojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/