President Donald Trump e kaloi kohën të shtunën në Houston duke shpërndarë ushqime për të goditurit nga stuhia, para se të vinin punonjësit e Kryqit të Kuq.

Guvernatori Greg Abbott, zonja e parë Cecilia Abbott, dhe kryetari i Bashkisë Sylvester Turner u takuan me Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump menjëherë pas mbërritjes në Fushën  Ellington në Houston. Guvernatori i Texas dhe kryetari i Bashkisë së Houston vazhduan shpërndarjen e ushqimit në qendrën e ndihmave.

Guvernatori i Texas, Greg Abbott tha se fatura e rindërtimit pas Tufanit Harvey mund të arrijë në shifrën 180 miliardë dollarë  (£138bn).

Ai tha se dëmi është më i madh se ai që u shkaktua nga Tufani Katrina, i cili shkatërroi Neë Orleans në vitin 2005.

Shkatërrimet nga tufani e kanë përmbytur tokën një javë më parë dhe kanë lënë të vdekur të paktën 47 persona. Rreth 43, 000 njerëz janë strehuar nëpër baraka dhe strehë të rastit.

Veritas.com.al/

People use boats to help bring items out of homes on September 3, 2017 in Houston, Texas.