Presidenti i Shteteve të Bashgkuara Donald Trump e ka shpallur varësinë ndaj drogave si emergjencë për shëndetin publik.

Duke e quajtur epideminë “një turp kombëtar”, zoti Trump shpalli një plan për të vënë si objketiv abuzimet me narkotikët, që vrasin më shumë se 140 amerikanë në ditë.

Presidenti ka premtuar kohët e fundit që të shpallë një emergjencë kombëtare, që mund të nxisë fondin federal që të ndihmojë me fonde shtetet që të luftojnë drogat.

Lëvizja e presidentit synon që të drejtojë grantet të përdoren në lidhje me krizën.

Zoti Trump  tha këtë të Martë në Shtëpinë e Bardhë: “Më shumë njerëz po vdesin nga overdozat e drogës sot se nga vrasjet me armë dhe aksidentet automobilistike të marra së bashku.

“Overdozat po rriten në mënyrë masive nga ata që krijojnë varësi ndaj recetave për uljen e dhimbjeve, heroina dhe opioids.”

Ai shtoi: “Shtetet e Bashkuara është konsumatori më i madh i këtyre drogave duke përdorur tableta opioid me shumë për person se çdo vend tjetër në botë”.

Veritas.com.al/