Një sondazh i sapo publikuar i WRAl/Suvey USA poll” tregon së Donald Trump po kryeson në North Carolinan me shtatë pikë para Hillary Clinton: 51 për qind me 44 për qind që ka arritur Clinton.
Kjo do të thotë se Trump, në mënyrë të rrufeshme është ngjitur në këtë pozicion brenda këtij muaji. Para tre javësh, Clinton printe Trump me dy pikë para, nga e njëta qendër sondazhsesh. Trump kishte 44 përqind, ndërsa Clinton kishte 46 pikë.
Trumpp tani e ka kaluar shifrën e 50 përqindëshit, sipas sondazhit, duke e detyruar Clinton që të jetë pas.
Sondazhi është kryer pasi FBI ka njoftuar për rihapjen e hetimeve ndaj Emaileve në serverin e Hillary Clinton.
Clinton kishte përparuar në North Caarolina gjatë javëvë të fundit, në përpjekje për të zënë kryesimin ndaj kandidatit rival në këtë shtet.
Në vitin 2012 shteti North Carolina ishte në favor të republikanit Romney, por katër vjet më parë, në 2008 kishte votuar në favor të Obamës. Kësaj here, të dy së bashku, Barack dhe Michelle Obama kanë zhvilluar fushatë në mbështetje të Clinton në këtë shtet, që konsiderohet nga zonat më të populluara. Fushata e çiftit presidencial Obma në mbështetje të Hillary, bëri lajm të bujshëm në mediat amerikane. Aktorja Lena Dunham, gjithashtu, bëri fushatë në këtë shtet në mbështetje të Clinton. Prsidenti Obama ka planifikuar që po këtu të bëjë fushatë përsëri sot, e Mërkure, së bashku me kauntautorin, James Taylor.
/ Veritas.com.al/