“Një tjetër akt terrorist në Paris. Populli i Francës nuk do më nga këto’- shkroi Donal Trump në Twitter. “ Do të ketë efekt të madh në zgjedhjet presidenciale!”.
Një oficer policie u vra dhe dy të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr mbi ta në mes të rrugës, vetëm dy ditë para se të fillojë votimi për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Kandidatja nacionaliste Marine Le Pen i bëri thirrje presidentit të Francës që të rivendosë kontrollin kufitar me qëllim që të ndihmohet siguria e vendit, ose edhe të ndalojë apo të përzë të dyshuarit si radikal islamik.
“Për shkak se vendi ynë është në luftë, përgjigja duhet të jetë globale, totale”- tha ajo sipas Bloomberg.
/Veritas.com.al/