Pas bombave që u gjetën në selitë e CNN dhe Obama e Clinton, presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje mediave që ‘të ndalojnë armiqësinë e pafund’.

Ai ka folur pasi pakot me eksploziv u dërguan  në adresë të CNN dhe të krerëve Demokratë ku përfshihen Barack Obama dhe Hillary Clinton.

Asnjëra nga pakot nuk ka shpërthyer. FBI ka nisur gjuetinë për dërguesit e tyre.

Kritikët e presidentit gjetën rastin t’i quajnë komentet e tij si ‘hipokrite’, pasi ai përdor shpesh gjuhë të ashpër kundër oponentëve dhe mediave.

Në fjalën e tij mbajtur në mitingun e Wisconsin, ditën e  Mërkurë, presidenti kërkoi të kapen autorët e krimit; ndërsa i bëri thirrje medias që t’i japë fund “sulmeve dhe historive shpesh herë false dhe negative”.

Zoti Trump gjithashtu bëri thirrje për më shumë civilizim në jetën publike, duke thënë: “Këta që angazhohen në fushën e politikës duhet të ndalojnë që t’i trajtojnë kundërshtarët politik sikur janë me mungesa morale

Askush nuk mund të krahasojë kundërshtarët politik me djajtë historik, gjë që është bërë shpesh’.

Veritas.com.al/