Presidenti Donald Trump e përshkroi ditën e parë të udhëtimit në Arabinë Saudite si një ‘ditë e frikshme”- duke iu referuar miliardave në investime- në shënimet e para të njërit nga takimet kryesore mbi marrëdhëniet bilaterale.
Ajo çfarë iu tha reporterëve fillimisht, ditëne Shtune, përfshin:
‘ Kjo ishte një ditë e frikshme. Unë veç dua të falënderoj të gjithë. Por investime të tmerrshme për Shtetet e bashkuara, dhe komuniteti i ushtrisë sonë është shumë i lumtur; dhe unë dua t’ju falënderoj ju dhe Arabinë Saudite. Por qindra milionët e dollarëve në investime në drejtim të Shteteve të Bashkuara, dhe punë, punë, punë’- tha presidenti Trump.
Në një pikë gjatë ditës, shefi i këshilltarëve ekonomik të Presidentit, Gary Cohn iu përgjigj reporterëve se çfarë ishte firmosur. Ai tha se ishte firmosur që “të investohen shumë para n ë Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë shumë kompani Amerikane që do të investohen dhe do të ndërtojnë plot gjëra që tani”. Ai vazhdoi duke thënë se “Ata do të marrin me qira kompani amerikane… një grup punësh që lidhen me infrastrukturën… Shumë para. Dollar i madh. Dollar i madh”.
Cohn iu tha gazetarëve se gjërat po shkojnë “realisht mirë”.
Gjatë një konference të shkurtër në takimin kryesor të Presidentit Trump me Ndihmësin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, Trump tha: “Kjo ishte një ditë e madhe”.
Jared Kushner, Cohn, Stephen K. Bannon, dhe Dina Powell ndodheshin, gjithashtu, në sallë.
/Veritas.com.al/