Presidenti Donald Trump u takua me Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro të martën në Zyrën Ovale.
Të dy udhëheqësit shkëmbyen bluzat e futbollit nga vendet e tyre përkatëse, sic Trump kujton madhështinë e kampionit legjendar të futbollit brazilian Pelé.
Bolsonaro i dha Trumpit një bluzë futbolli me emrin e tij në të me numrin e Pelés. Trump i dha Bolsonaros gjithashtu një bluze te skuadrës së futbollit të Shteteve të Bashkuara.
Trump tha se ai ishte “i nderuar” për t’u krahasuar me Bolsonaron, i cili u përshkrua si “Trumpi i Tropikëve” gjatë fushatës së tij konservatore populiste që e shtyne atë drejt fitores, duke tronditur hemisferën perëndimore.
Udhëheqësit shprehën shpresën për një marrëdhënie të përmirësuar mes dy vendeve, pavarësisht nga fërkimet në të kaluarën.
“Unë mendoj se ka pasur shumë armiqësi me presidentët e tjerë,” tha Trump. “Ka zero armiqësi me mua.”
Bolsonaro falenderoi Trump për takimin dhe vlerësoi udhëheqjen e tij.
“Është nder të jesh këtu pas dekada presidentësh anti-Amerikë”, tha Bolsonaro. Duke iu referuar Trump, ai shtoi, “Ai dëshiron një Amerikë great edhe unë dua një Brazil great gjithashtu “.
Veritas.com.al/