Pesë ditë para takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, presidenti I Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të enjten se samiti I paprecedent  është “plotësisht gati për të nisur”, teksa priti kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe Abe mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 2:00 pm (1800 GMT), para nisjes për Kanada ku pretendohet se do të mbahet një takim I tensionuar i Grupit G7, që është bërë me hije nga politikat agresive të tregut të presidentit të Shteteve të Bashkuara, siç thonë.

Por para se të trajtojë këtë temë ‘gjembaçe’, Trump shprehu entuziazëm të papërmbajtur, dhe besim gjithashtu, rreth takimit të tij kokë më kokë të datës 12 qershor, me Kim në Singapor.

“Samiti është thuajse gati për të filluar”, tha Trump me Abe në krah.

Veritas.com.al/