(FOTO: Zoti Trump (majtas) është përshëndetur nga President Polak, Andrzej Duda, sot, e Enjte)/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka argumentuar se e ardhmja e qytetërimit Perëndimor është në zgrip. Këtë e ka thënë gjatë fjalimit kryesor të mbajtur në kryeqytetin polak, Varshavë.
Duke ngritur lart Poloninë si një vend që është gati të mbrojë qytetërimin, ai ka paralajmëruar kundër rrezikut të “terrorizmit dhe ekstremizmit”.
Qeveria konservatore e Polonisë ndan të njëjtën pikëpamje me Trump mbi politikat ndaj emigracionit dhe sovranitetit.
Zoti Trump ndodhet në Poloni në prag të samitit të G20 që fillon nesër në Hamburg, Gjermani.
“Ashtu si eksperienca Polake na kujton ne- mbrojtja e Perëndimit nuk është vetëm ajo që fle në mendjen tonë, por është një vullnet që duhet të mbizotërojë në popull”, tha Trump
“Pyetja themelore në kohën tonë është nëse Perëndimi ka vullnet që të mbijetojë?”
Veritas.com.al/