Presidenti Donald Trump bëri një lamtumirë të shkurtër për Rex Tillerson, ditën e Martë, dhe iu tha reporterëve se tashmë ish- Sekretari i Shtetit do të jetë “shumë i lumtur” pasi u largua nga administrata.

Presidenti insistoi se kishte marrëdhënie të mira me Tillerson por tha se donte dikë më ‘në ujdi’ me mendimet e tij mbi politikën e jashtme.

“I uroj Rex më të mirat”, tha Trump. “Unë mendoj se ai do të jetë shumë më i lumtur tani e turje, por vërtet e vlerësoj punën e tij”.

Tillerson ishte një nga kandidatët që vinte nga jashtë Republikanëve  kur u zgjodh nga Trump si sekretar shteti.

Trump citoi diferencat politike mes tyre si për shembull mbi marrëveshjen e Iranit- një nga arsyet kryesore për të cilën zotit Tillerson iu kërkua që të largohej.

VERITAS.COM.AL/