(FOTO: Presidenti i zgjedhur Donald Trump)
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donal Trump, ka thënë se do që të shkurtojë shpenzimet qeveritare, edhe duke anuluar urdhrin e administratës që po ikën, e cila ka urdhëruar një aion të ri që do të transportojë Presidentin Amerikan, njofton BBC.
Vetëm në gjashtë javë që duhen deri në vajtjen në zyrë të Presinetit Obama, ai postoi në Twitter këtë mesazh: “”Boeing po ndërton një avion të ri 747 Air Force One për presidentin e ardhshëm, por kosto e tij është jashtë logjikës, më shumë se $4 bilion dollarë. Urdhri anulohet”.
Qeveria është në kontakt me kompaninë “ Boeing” për ndërtimin e dy avionëve.
Ata do të vihen në shërbim në vtin 2024. Presidenti Trump nuk do të fluturojë me dy avionët e rinj, edhe sikur të fitojë mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit 2020.
Zoti Trump po përdor tani avionin e tij privat, gjithashtu një 747, por si president do të udhëtojë me avionin “Air Force One”, i cili është i pajisur me pajisje të sigurisë speciale, si për mbrojtjen edhe komunikimin.
Boeing humbi më shumë se 1% pas shënimit të Presidentit në Twitter.
/ Veritas.com.al/