Presidenti Donald Trump do të transferohet në spitalin Ushtarak Walter Reed për disa ditë “me një kujdes të madh” siç Shtëpia e Bardhë njoftoi të Premten.
“Nga një kujdes i madh dhe me rekomandimin e mjekut të tij dhe ekspertëve mjekësorë, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed për ditët e ardhshme”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në një deklaratë. “Presidenti Trump vlerëson mbështetjen e madhe për të dhe për Zonjën e Parë.”
McEnany tha se presidenti “mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës”.
Më herët, të Premten, mjeku i Presidentit Donald Trump, komandanti Sean P. Conley, tha në një deklaratë se presidenti ishte “i lodhur, por me humor të mirë” pasi ai doli pozitiv për koronavirusin.
Conley tha se presidenti mori një dozë të vetme prej 8 gramë të koktejit të antitrupave poliklonale të Regeneron si dhe zinkut, Vitaminës D, famotidinës, melatoninës dhe një aspirina të përditshme.
“Ai po vlerësohet nga një ekip ekspertësh dhe së bashku ne do t’i bëjmë rekomandime Presidentit dhe Zonjës së Parë në lidhje me hapat e ardhshëm më të mirë,” tha ai.
Conley tha se të Premten se Melania Trump kishte vetëm një kollë të lehtë dhe një dhimbje koke dhe se pjesa tjetër e Familjes së Parë doli sot negative për koronavirusin.
Më herët të Premten, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se Trump po përjetonte “simptoma të lehta” nga virusi.
VERITAS.COM.AL