Presidenti Donald Trump ka thënë se tërheqja e nxituar e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani mund të lërë vakuum që ta mbushin terroristët.
Ai tha se mendimi fillestar ishte që të tërhiqen forcat e Shteteve të Bashkuara, por në vend të kësaj ai vendosi të qëndrojë dhe të ‘luftojë për fitoren’ me qëllim që të shmangen edhe gabimet e bëra në Irak.
Presidenti tha se donte të ndahej nga koha kur bazat amerikane e ndjekin nga distanca dhe të vendosej me baza tokësore; por për këtë nuk dha një afat.
“Amerika do të punojë me qeverinë Afgane, deri më sot ne kemi parë akte dhe progres”- tha ai.
Talibanët u përgjigjen duke thënë se Afganistani mund të bëhet “një tjetër varrezë” për Shtetet e Bashkuara në qoftë se nuk tërhiq trupat.
Veritas.com.al/
(FOTO:Ivanka, vajza e Presidentit Trump, e shoqja Melania dhe Zëvendës presidneti Mike Pence duke ndjekur fjalimin)/