Nga: CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump akuzoi të martën Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, pasi mbuloi një nga tweet-imet e tij që paralajmëronte mashtrimet e zgjedhjeve “false”.

“Twitter tani po ndërhyn në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020”, shkroi Trump në Twitter pasi kompania zbuloi tiparin e tyre të ri të kontrollit të fakteve në një tweetim herët në mëngjes.

Twitter përfshiu një link në tweet-in e tij duke u bërë thirrje votuesve që të “njohin faktet” në lidhje me votimin me postë pasi Presidenti Trump parashikoi mashtrim të gjerë të votuesve.

“Ata po thonë se deklarata ime për votimin me postë,e cila do të çojë në korrupsion dhe mashtrim masiv, është e pasaktë, bazuar në kontrollimin e fakteve nga Fake News CNN dhe Amazon Washington Post,” shkroi Trump.

Presidenti la të kuptohet se Twitter do të përballet me pasojat për veprimet e tyre.

“Twitter është duke mbytur plotësisht FJALEN E LIRE, dhe unë, si President, nuk do ta lejoj që të ndodhë!” shkroi ai.

Presidenti ka paralajmëruar shpesh kompanitë e teknologjisë për censurimin e konservatorëve në mediat sociale dhe trajtimin e padrejtë të Republikanëve, por ai gjithashtu është përpjekur të punojë me CEO –n e Twitter Jack Dorsey.

Në prill 2019, Trump u takua me Dorsey për të diskutuar për Twitter, duke e falënderuar atë për “mbajtjen e një dialogu të hapur” për platformën.

VERITAS.COM.AL/