-Presidenti e shtoi “emergjencën kombëtare “edhe një vit tjetër me një urdhër ekzekutiv duke ri- autorizuar kufizim ekonomik ndaj Koresë së Veriut-

Donald Trump ka deklaruar se Koreja e Veriut akoma paraqet “rrezik të jashtëzakonshëm “ndaj Shteteve të Bashkuara, pak ditë pasi deklaroi se programi bërthamor i vendit nuk do të përbejë më rrezik.

Me një urdhër ekzekutiv, presidenti zgjati edhe një vit tjetër periudhën e “emergjencës kombëtare” në lidhje me shtetin e armatosur bërthamor, duke ri- autorizuar kufizime ekonomike ndaj tij.

Edhe pse pritej, deklarata vjen vetëm nëntë ditë pasi Trump kishte postuar në Twitter se: “”Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut “menjëherë pas samitit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, raporton ‘The Guardian’.

Urdhri duket sikur do të minojë pohimet e presidentit.

Ai citohet se ekzistenca e rrezikut të përhapjes së materialeve të ndashëm që përdoren për armët dhe veprimet politike të qeverisë së Koresë së Veriut “vazhdon të paraqesë një kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë ndaj sigurisë kombëtare, politikës së jashtme dhe ekonomisë së Shteteve të Bashkuara”.

Emergjenca kombëtare është vendosur që nga viti 2008 dhe është një sinjal i tensioneve mes Shteteve të bashkuara dhe Koresë së Veriut që kulmoi vitin e kaluar kur Koreja e Veriut kërcënoi se raketat bërthamore të dedikuara pikërisht kundër Amerikës, mund të qëllojnë mbi shpirtin amerikan. Por kjo situatë emergjence bëri hapa prapa në 12 qershor me samitin ku Kim u pajtua me “çarmatimin komplet“ të gadishullit Korean.

Veritas.com.al/