Nga Veritas.com.al/

Të gjithë amerikanët prisnin për gjithë natën. Gjithë bota priste, dikush në natë e dikush në ditë- sipas orës. Eruropa priste zgjuar.

Ekranet televizive lyenin me ngjyrë të kuqe shtetet e Shteteve të Bashkuara, më në fund edhe Floridën. Më në fund edhe shtetet “e vështira” që i jepnin kandidatit çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

Erdhi një moment, afër mëngjesit tonë, kur u duken portretet e demokratëve të afërm me rivalen Clinton; tani ne jemi mësuar të lexojmë fytyra të të humburve në zgjedhje, edhe kur këta këndojnë.

Image result for trump won

Pastaj u shfaqen gazetarët e CNN që kishin bërë servilin ndaj sekretares së Shtetit, dhe tani thjesht po mbanin veten. Nganjëherë fshihnin edhe hartën që po lyhej me të kuqe. Pastaj e tëepëruan në favor të Trumpit…

Më në fund shikojmë në ekrane se Trump e kaloi shifrën “70 zgjedhës të mëdhenj”- sipas stilit amerikan, që do të thotë se ke siguruar fitoren. Pastaj u bë shifra 288; Clinton vetëm 215.

Atëherë pritej dalja e vetë Donald Trump.

NEW YORK, NY - NOVEMBER 09: Republican president-elect Donald Trump delivers his acceptance speech during his election night event at the New York Hilton Midtown in the early morning hours of November 9, 2016 in New York City. Donald Trump defeated Democratic presidential nominee Hillary Clinton to become the 45th president of the United States. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

“Sapo mora një telefonatë nga sekretarja e shtetit, Clinton- tha Trump. Ajo më uroi për fitoren”.

Donald Trump- President i Shteteve të Bashkuara. “Nuk ka ëndërr të madhe!- tha- por ka punë të bërë çdo ëndërr realitet!”. Kjo ishte jeta “elektorale” e presidentit Trump. “Por nuk ka më fushatë- tha- ka punë që ta bëjmë Amerikën  të madhe, dhe jo vetëm “më të mirën””.

Fitoi Trump, fitoi Amerika. Fitoi ndryshimi në Botë! Donald Trump- presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/