Nga: Laert Skiro/

Në fjalimin e Donald Trump, fjalët “popuj”, “kombe”, “sovranitet”, “dinjitet”dhe “të bashkuar” ishin fjalët më të përdorura dhe thuajse të harruara.

Prania dhe fjalimi i presidentit Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka zgjuar jo vetëm audiencën e pranishme, por edhe mediat, kundërshtarët, studiuesit dhe ‘spektatorët’  kudo në botë. Donald Trump shpalli në OKB se aktualisht se ‘Amerika është mes fuqive më të mëdha për të mirën e botës gjatë gjithë historisë’.

Trump bëri thirrje për ringjallje të shpirtit patriotik rreth botës, në një proces për të nxjerrë nga skena globalizmin.

Trump e nisi fjalimin e tij duke thënë se një e ardhme më e ndritur për botën kërkon “kombe të pavarur, të fortë dhe sovrane”, duke i karakterizuar këta si kombe “me rrëënjë në historinë e tyre dhe investues në fatin e tyre”, duke kërkuar “aleatë miqësorë, jo armiq për zaptim”, dhe “më e rëndësishme nga të gjitha, kombe që janë strehë për patriotët, për burrat dhe gratë që kaun vullnet të të sakrifikojnë për vendin e tyre, për bashkëqytetarët, dhe për gjithçka që është më e mira e shpirtit njerëzor”.

Tribuna e Kombeve të Bashkuara, prej shumë viteve të arta ‘të burrave të shteteve’ që po i mungojnë botës, nuk ka dëgjuar definicione dhe piketa të tilla për të sotmen dhe të ardhmen e njerëzimit. Cili nuk e do vlerën e tij dhe të kombit? Cili ka dëshirë që ta hedhë vlerën e tij në ‘globalizëm’ njësoj si ta hedhësh në oqean? Cili nuk është krenar për rrënjët e veta kombëtare? Cili nuk e do sovranitetin e tij dhe të kombit?… Idetë e ‘globalizmit’ dhe ‘të kufijve të hapur’ ishin kthyer në dogmë pa shpirt për tribunën e Kombeve të Bashkuara.

Gjithçka ndryshoi. ‘Armiqtë’ e presidentit Trump e ndjenë të parët në ‘lëkurë’ se nisi zgjimi.

Qeveria Venezueliane u përgjigj menjëherë, duke e krahasuar Donald Trump me Ronald Reagan. Prej kohësh vetë zoti Trump ka deklaruar se ‘është i frymëzuar’ nga presidenti Reagan. Sulmi i Venezuelës ëshët në fakt një vërtetim se bota dhe Kombet e Bashkuara ndryshuan për mirë.

Të gjithë kundërshtarët e Trump u sulën kundër tij dhe fjalimit në OKB. Kjo dëshmon se OKB u zgjua.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përfshiu Iranin në grupin e regjimeve të vogla mashtruese, e tha se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërrojnë krejtësisht Korenë e Veriut, nëse cënon Amerikën apo aleatët e saj.  Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif u shpreh se “fjalimi injorant i Trumpit i takon kohës së Mesjetës, e nuk e kishte vendin në OKB”.

Kritika erdhën edhe nga Kuba, e indinjuar nga mënyra me të cilën kreu i administratës amerikane iu drejtua Kombeve të Bashkuara, duke përmendur edhe emrin e saj. “Sa i takon incidenteve të supozuara, që kanë prekur zyrtarë amerikanë dhe familjarë të tyre në Havanë, delegacioni ynë e theksoi se Kuba i përmbush me vendosmëri detyrimet e saj lidhur me mbrojtjen e diplomatëve. Në vazhdën e deklaratave shpërfillëse, të papranueshme dhe ndërhyrëse, që bëri presidenti Trump në Asamblenë e OKB-së, delegacioni kuban protestoi fort dhe qartë”, tha Jose Antonio Napoles, moderator i “TV Kuban”.

Presidenti amerikan fshikulloi edhe Venezuelën, duke e cilësuar qeverisjen e saj si një “diktaturë të korruptuar socialiste”, e paralajmëroi se Uashingtoni është i gatshëm të kalojë në veprim. Ministri i Jashtëm venezuelian, Jorge Arreaza tha se “Trump nuk është presidenti i botës. Ai madje nuk arrin dot të menaxhojë as administratën e vet”.

Ndërsa kreu i shtetit, Nicolas Maduro e quajti “Hitlerin e ri të politikës ndërkombëtare”.

… Domethënë se Kombet e Bashkuara u zgjua. Vetë sekretari i Përgjitshhëm i OKB, António Guterres, një majtist dhe luftëtar për ‘globalizmin’ më në fund foli me fjalor tjetër. Organizata ‘flinte’ prej vitesh; derisa vetë presidenti Trump, sapo fitoi zgjedhjet, deklaroi se ‘Amerika nuk do të financonte më’ për programe të fjetura të OKB.

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se gjatë gjithë eksperiencës në Kombet e Bashkuara, kurrë nuk kam dëgjuar fjalim ‘kaq të fortë’ dhe ‘kaq kurajoz” sa fjalimi i Donald Trump.

Veritas.com.al/