Presidenti në largim i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur këtë të martë në Tiranë.

Pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama, zyrtari i lartë europian tha se kishte qenë gjithnjë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut.

“Sot një vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja ne i jemi afruar këtij objektivi dhe për këtë askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël. Kam gjithnjë qenë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut.  Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të tjera ashtu si janë trajtuar dhe vendet e tjera. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Madje do të shtoja edhe dy elementë të tjerë. Marrëdhënia e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është në ADN-në tonë”.

Vizita disa orëshe e Tusk në Tiranë vjen një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Vendimi për hapjen e negociatave merret nga krerët e 28 vendeve anëtare që mblidhen më 18 Tetor.

VERITAS.COM.AL/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/734580343638690/?t=8