Pas pak ditë biseda me dyshime mbi ‘pastërtinë’ e zonjës Prela në procesin e Vettingut, më në fund, sot në mëngjes ‘skanderi’ dëshmoi se Prokurorja e Krimeve të Rënda mund të vijojë në detyrën e saj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar se ajo kalon me sukses Vettingun. KPK e përbërë nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari tha sot se pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit.

Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.

Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.

Vendimi ishte vendosur të shpallej më 28 janar por për shkak të disa denoncimeve të opozitës se Prela kishte liruar kreun e bandës së Avdylajve, KPK vendosi ta shtynte shpalljen e vendimit për më 5 shkurt.

Veritas.com.al/