Drejtori i “Parandalimit të Pastrimit të Parave”, Alket Hyseni, jep dorëheqjen.
Kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave Alket Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej pak muajsh.
Ai e komenton veprimin e dorëheqjes si përgjigje ndaj ndershmërisë së kërkuar nga Vettingu, pqr shkak se zoti Hyseni mbante edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Garancive Statusore në PS. Sigurisht që nuk mund të jetë kjo arsyeja, pasi konflikti i interesit dhe depolitizomi i administratës shtetërore janë parashikuar në ligj para Vettingut.
Në letrën e dorëheqjes, Alket Hyseni thotë se është tërhequr në prag të nisjes së procesit të Vetingut, pasi emri tij është përfolur në media për shkak të angazhimit të tij partiak.
Sarkazma e gazetarit Ylli Dylgjeri:
“Nëse paraja hyn në mes, të gjitha punët mund të bëhen”. –Shekspir
…Edhe pse paratë “u zienë ne tenxheren me presion”, nuk ishte e thëne serisht te pastrohen! Pisllëku nuk u del! Se fundi… largohet edhe Drejtori:
“Largimi im sepse jam sulmuar javët e fundi”, “jam sulmuar nga ato qe s’e duan reformën ne drejtësi”, “me dorëheqjen time ata s’kanë alibi”, -ishin deklaratat e para te drejtorit tashme te dorëhequr Alket Hyseni.
Me dorëheqjen e Hysenit serish paratë e shqiptareve mbeten te paqarta ne pastërti.
Nejse, do vazhdojmë t’i shpenzojmë edhe kështu. Vetëm mos na mungojnë.
Amin!