Sipas Autoritetit të Transmetimeve Izraelite, SHBA-ja ka fluturuar me dronë mbi Rripin e Gazës në kërkim të pengjeve të mbajtur nga grupet palestineze.

Autoriteti i Transmetimeve Izraelite nuk dha detaje të mëtejshme, por televizioni izraelit ‘Channel 12’ raportoi se ushtria amerikane ka fluturuar me dronë të paarmatosur ‘MQ-9 Reaper’ në qiellin e Rripit të Gazës në kuadër të përpjekjeve për të mbledhur informacione të inteligjencës për gjendjen dhe vendndodhjen e pengjeve.

Sipas SHBA-së, të paktën 10 nga pengjet izraelitë në Rripin e Gazës kanë nënshtetësi amerikane. Dje, ushtria izraelite tha se 242 izraelitë mbahen peng nga fraksionet palestineze në Gaza që nga 7 tetori.