Pas lajmit të dorheqjes së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që sipas deklarimit të tij i janë konfirmuar akuzat e Gjykat¨s Speciale dhe për tu përballur me këtë sfid, jo si president por si qytetar i thjeshtë i Kosovës, një dalje publike të shkurtër për ketë ngjarje, ka bërë edhe Kryeministri Edi Rama:

“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare!

Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”

Veritas.com.al