Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku një 11-vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në lumin Rrapun. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në fshatin Tokëz.

Paraprakisht dyshohet se i mituri është futur për t’u larë dhe është mbytur aksidentalisht. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.