Tomor Alizoti, anëtar i Kryesisë së PD dhe Drejtor i Departamentit të të Përndjekurve Politik në PD, sapo ka dhënë dorëheqjen nga funksionet në PD. Zoti Alizoti Ai është nga ‘prurjet’ e reja në PD. Është përfaqësues tipik i klasës së fisnikëve, patriotëve dhe politikanëve të rrënuar nga regjimi komunist. Pasardhës i Fejzi bej Alizotit, kryeministër i dytë pas Ismail Qemalit në qeverinë e Shqipërisë së ‘mosvarme’, u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga regjimi i Hoxhës në vitin 1945.
Tomor Alizoti bënte pjesë edhe në grupimin e ekspertëve të teorisë politike të djathtë në PD.
Siç duket ai priste, më në fund, që farsa e zgjedhjeve në PD të mos arrinte kulmin, deri ën votimin pro Bqashës që ishte fajtori kryesor për humbjen më të thellë në historinë e PD.
Por ja që ndodhi edhe kjo, dhe zoti Alizoti u duk se psherëtiu thellë: “O, jo deri ëktu!” dhe paraqiti dorëheqjen.
“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.
Unë, pas humbjes dramatike të PD-se mbrojta qëndrimin se z Lulzim Basha ishte përgjegjës kryesor për këtë humbje dhe duhej te dorehiqej ne mënyrë qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Dorëheqja do te ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vërtetë i përgjegjësive.
Vetëm kështu ne do te kishim mundësinë e ndertimit te nje fryme dhe force te vërtetë opozitare. Z oti Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perëndimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem.
Mbetem nje mbështetës i paepur i PD dhe i te djathtës dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirënjohje te thelle per te gjithë mbështetësit”, përfundon shënimin në Facebook e tij, Tomorr Alizoti që sot është tërhequr nga funksionet e tij në PD.
Veritas.com.al/