(FOTO: Lideri i opozitës në Senat, Chuck Schumer)/

Liderët e Senatit kanë arritur marrëveshjen për të rihapur qeverinë.

Demokratët janë dorëzuar dhe i kanë dhënë  fund taktikës së vonesës kundër projekt- ligjit financiar federal të agjencive deri në 8 Shkurt..

Lideri i Minorancës në Senat Chuck Schumer thotë se në shkëmbim, lideri i Maxhorancës, Mitch McConnell  ka rënë dakord që të nisin të debatojnë mbi emigracionin që nga ajo datë.

McConnell thotë se fundi i këtij ‘show ngecjeje’ “ nuk kuptohet nga populli Amerikan”. Ai tha se nuk kuptohet edhe pse Demokratët e mbyllën qeverinë vetëm për arsye se deshën të ndihmojnë “emigrantët ilegal”.

Senati ka nisur të votojë që të kalojë ligjin për rihapjen e qeverisë. Pritet që ligji të kalohet lehtësisht, dhe aprovimi nga Kongresi pritet më vonë, raporton AP.

Veritas.com.al/