Doris Day, legjendë e Hollivudit, filmat e të cilës e bënë një nga yjet më të ndritshëm të të gjithë kohëve, ka vdekur në moshën 97 vjeç.

Këngëtarja u kthye në aktore ‘yll’ në filma të tillë si ‘Calamity Jane and Pilloë Talk’ dhe u bë hit në vitin 1956 me filmin ‘Que Sera, Sera (Whatever Will Be, Ëill Be).

Bashkëpunimi i saj skenik me Rock Hudson është një nga më të mirënjohurit në hisorinë e filmave romantik.

Në njoftimin për vdekjen e saj, Fondacioni i Kafshëve ‘Doris Day Animal Foundation’tha se ajo vdiq ditën e hënë në shtëpinë e saj në Carmel Valley, California.

Në njoftim u tha se ajo ka qenë ‘në një shëndet fizik ekselent për moshën e saj, derisa mori një pneumoni serioze’.

“Ajo ishte e rrethuar nga pak miq të ngushtë në kohën kur u nda nga jeta”, thuhet në njoftim.

Veritas.com.al/