Apeli i Posacëm ( GJKKO) ka dhënë vendimin për Ish-drejtoreshën e përgjithshme e institucionit Tirana Parking, Eglantina Zere dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati të cilët u akuzuan per “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Eglantina Zere – i pezullohet dënimi me burg, dhe konvertohet në shërbime prove për një afat prej dymbëdhjetë muaj.
Rivjola Baxha, -urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj.
Enkelejda Qyta, -urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj.
Bruno Koçi – urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj,
Kristo Zhulati -urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj.
Në shkallë të parë ata ishin denuar me nga 6 muaj burg.
Komente