
Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në lidhje me hetimet për dosjen 21 janari.
Drejtuesit i strukturës së posaçme deklaroi se aktet për këtë çështje kanë mbërritur në SPAK më 11 korrik, teksa çdo ditë kryhen veprime konkrete
“Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkret.
Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme”, tha Dumani.