Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për gjyqin e çështjes “Partizani”.
Balla është paraqitur sot si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit. Në një prononcim për mediat Balla theksoi do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë ndaj Sali Berishës deri në fund.
“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë, mendoj unë, mendojnë të gjithë shqiptarët që në bankën e të akuzuarve të jetë një ish-kryeministër një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri, padyshim që po. Ajo që thamë në 2016 kur miratuam reformën në drejtësi, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj shumë që drejtësia është një institucion që forcohet dita ditës. Unë do të përgjigjem për çfarë do të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha më tej ai.
Komente