Në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministri Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjera, GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve të të pandehurve për pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK. Bëhet fjalë për vendime të marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka, kërkesa për të cilat GJKKO thotë se janë të pabazuara në ligj dhe prova.

Sakaq, GJKKO vlerëson se kërkesat e tjera për tejkalim të kompetencave nga SPAK janë gjithashtu të pabazuara në ligj e prova.

“Sa i takon pretendimeve për eksperte të pa lincensuar apo në konflikt interesi, gjykata konstaton se nuk përfshihen në rastet kur sjell pavlefshmëri. Shkaqet që parashtrohen nga kërkuesi mbeten deklarative, ekspertët e institutit të policisë shkencore kanë kryer detyrën bazuar në ligj” vlerëson GJKKO.

Mësohet se Gjykata e Posacme do thërrasë një ekspert topograf të dëshmoje për njohuritë dhe kualifikimet e tij e më pas do shprehet për një nga kërkesat për pavlefshmeri absolute.

GJKKO rrëzon pretendimin për sekuestrimin dhe ekspertimin e pajisjeve komjuterike si në kundërshtim me ligjin

“Sekuestrimet te “Studio Pustina” dhe të dhënat e shoqërisë “homeplan” të ligjshme, por të dhenat e përfituara nga pajisjet që i janë kthyer të pandehurve janë të papërdorshme.” vlereëson gjykata, e cila ndër të tjera thekson se nuk ka shkelje të afateve për ekspertimet.

GJKKO konstaton se disa nga pretendimet nuk hyjnë në kategorinë e kërkesave paraprake por duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *