TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga drejtësia për koncesionin e “sterilizimit”. Ai u paraqit mëngjesin e kësaj të hënë në Prokurorinë e Posaçme teksa u njoh me akuzën “shpërdorim detyre”.
Ish-ministri pasi doli nga ambientet e SPAK, u shpreh se Prokuroria në 50 muaj nuk e ka hetuar siç duhet koncesionin e sterilizimit.
“Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Nëse do kishin bërë këtë vlerësim, që ne do kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve”, tha Beqaj.
Bashkë me Beqajn, janë edhe tetë persona të tjerë që janë marrë të pandehur nga drejtësia e re.
Akuzat e të pandehurve:
- Ilir Beqaj ‘shpërdorim detyre”
- Ilir Rrapaj ‘Mashtrim’
- Klodjan Rjepaj ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Saimir Kadiu ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Marsela Serjana ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Arben Gjata ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Naile Ajazi ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Genc Byrazeri ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
- Petri Mersini ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Beqaj mbrojti koncesionin e sterilizimit, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa tha se të vërtetën e tij do e ballafaqojë në Gjykatën e Posaçme./