72 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor në 5 vite, bërë nga magjistratë të cilët janë ndjerë të kërcënuar në detyrë.

Më shumë se gjysma e tyre, 62 kërkesa, janë bërë nga prokurorët, të cilët duket se për shkak të natyrës së detyrës janë më të ekspozuar ndaj personave që hetojnë.

Të kërcënuar apo nën trysni janë ndjerë prokurorët nga rrethe gjyqësore të mëdha si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, vetëm 10 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë bërë nga gjyqtarët që nga viti 2020.

Të rrezikuar janë ndjerë gjyqtarë të cilët ushtrojnë detyrën në Tiranë, Shkodër, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kërkesë e regjistruar në vitin 2024.

Komisioneve për Mbrojtjen e Magjistratëve në dy këshillat më së shumti u janë drejtuar vetë prokurorët apo gjyqtarët, por ka pasur raste që janë referuar për mbrojtje urgjente edhe nga drejtuesit e institucioneve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, komisionet kanë miratuar kërkesat.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *