(FOTO: Drejtori i FBI, James Comey)

Është drejtori i FBI një hero apo një batakçi?

Pyetja po vjen rrotull në mënyrë shumë intensive gjatë debateve në Uashington, praktikisht tani. Debati është mes Demokratëve si Sen. Harry Reid, i cili thotë se Comey mund gtë jetë një kriminel, që po shkel Aktin Hatch i cili ndalon punonjësit qeveritarë që të influencojnë zgjedhjet.

Me “punojës qeverie”, Senatori Demokrat, me sa duket quan ndihmësen e afërt të Hillary Clinton, Huma, n kompjuterin e të cilës u zbuluan email-et e fshehta të Departamentit të Shtetit.

Kandidati Republikan për President Donald Trump e ka quajtur Comey para tre muajsh: “një shembull i neveritshëm” i një “regjimi të korruptuar”. Por dje, e Hëne, tha me zë të lartë se drejtori i FBI “për guximin” që tregoi që të bëjë “gjënë e drejtë”, po kthen në vend reputacionin e humbur.

Por  akoma Comey nuk është kthyer komplet në rrugën ku presin Republikanët. Ish Republikani Michele Bachamann tha për ËND se  “Madje Comey nuk mundi t’i mbulojë faktet. Janë shumë hetues që e dinin të vërtetën”.

Comey, në Korrik,  ishte perceptuar gjerësisht si Hero për Demokratët dhe si batakçi or Republikanët. Në atë kohë Comey tha para Kongresit se skandali i kandidates Demokrate Hillary Clinton nuk ishte një “hetim kriminal”, por vetëm një pakujdesi. Edhe vetë Clinton në atë kohë foli me gjuhën e Comey duke pranuar se kishte qenë e pakujdesshmë me email-et e Departamentit të Shtetit.

Sen. Harry Reid, D-Nev.

(FOTO: Senatori Harry Reid)

Këto perceptime të përgjithshme u  përmbysën të Premten kur drejtori i FBI njoftoi Kongresin për rihapjen e hetimeve ndaj emaileve të Hillary Clinton. Shkak për rihapjen e hetimeve u bënë provat e reja që u zbuluan në laptopin personal të Anthony Ëeiner- ish bashkëshorti i ndihmëses më të afërt të Hillary, Huma Abedin. Në laptopin personal ndodhen 650 mijë emaile të Hillary gjatë periudhës kur ajo ishte sekretare shteti.

Çfarë mendoni, a është Drejtori i FBI, Comey, një hero apo një batakçi? WND ka hapur një sondazh për këtë.

Një mundësi tjetër është që Comey të jetë as Hero, as batakçi.

Ai mund të jetë në nivelin zeropërsa i përket “djallëzive seriale të politikës”, siç e vlerësonte një artikull në gazetën “Politico” të Dielën, i shkruar nga ndihmësi dhe shkrues i fjalimeve të ish- prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder.

Republican presidential candidate Donald Trump

(FOTO: Kandidati republikan Trump)

Një nga autoritetet më të larta kombëtare të ligjit, ish- prokurori i Përgjithshëm Andrew McCarthy, ka shkruar një artikull në “National Review” në 13 shtator, ku thotë se është “shumë e çuditshme” se si Departamenti i Drejtësisë i dha zonjës Clinton dhe ndihmëses së saj kryesore kartën e mirëbesimit “Cheryl Mills” që do të thotë imunitet nga hetimi për çfarëdo informacioni të inkriminuar, aq më shumë kur ajo ishte e plotfuqishme për të mbajtur për vete çdo produkt të provave”.

McCarthy konkludon kështu: “Me sa duket qëllimi final i Departamentit të Drejtësisë të Obamës ishte jo që ta hetonte çështjen, por të nxirrte, me çdo kusht, të pafajshme zonjën Clinton pas hetimeve të FBI”.

-Çfarë është Comey, një hero apo një dallaveraxhi?- pyeti WND, zotin McCarthly

-Nuk mendoj se Comey është as Hero as ndonjë ndërmjetësues dallaveresh,- u përgjigj McCarthy.

/Veritas.com.al/