Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit është ish anëtar i Partisë Komuniste revolucionare të dhunshme në Etiopi, që mohoi trajtimin urgjent mjekësor ndaj një grupi etnik dhe është akuzuar personalisht si mbikqyrës i ekstradimit të disidentëve që pas kësaj u kapën dhe u torturuan.
Siç është konstatuar edhe më parë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka përsëritur si papagall takimet dhe bisedat me Partinë Komuniste të Kinës, dhe në mënyrë kosntante ka vlerësuar lart përgjigjet e Pekinit ndaj koronavirusit, pavarësisht kishte fshehur të vërtetën rreth përhapjes së virusit, duke i mbyllur gojën në mënyrë të dhunshme shkencëtarëve de doktorëve që u përpoqën të paralajmërojnë botën.
Dhe tani dihet pse.
Siç shpjegon Martin në veprën e tij ekselente ‘The Crimes of Tedros Adhanom’, gjatë kohës në Etiopi, shefi i WHO ka qenë anëtar i Frotit të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), një parti revolucionare e dhunshme që ishte listuar në organizatat terroriste nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në vitet ’90.
Sipas gazetës Etiopiane, Adhanom është listuar si i treti mes njerëzve më të rëndësishëm të Byrosë Politike të TPLF.
Martin shkruan se si TPLF është angazhuar në “diskriminimin sistematik dhe abuzimin me të drejtat e njeriut”, duke refuzuar emergjencën në kujdesin shëndetësor në grupin etnik Amhara për shkak të përkatësisë së tyre në partitë opozitare. Ministria e Shëndetësisë që mbikëqyri këto abuzime drejtohej nga vetë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Numri i lindjeve kishte arritur rekordin më të ulët në rajonin Amhara, krahasuar me rajonet e tjerë; dhe 2 milionë njerëz të Amhara “u zhdukën” nga regjistri i përgjithshëm i popullsisë.
Teksa Tucker Carlson i Fox News e theksoi në fillim të kësaj jave se Adhanom “e kreu punën etij me mbështetjen e Kinës pasi ai mbuloi kolerën që ra në Egjipt”.
Daily Mail shkruan se i pëlqyeri i Kinës, dikur mbrojtës i Mugabe, kreu i WHO mbetet i akuzuar se vuri në rrezik jetët duke përsëritur si papagall gënjeshtrat e Kinës dhe duke sabotuar mbulimin e shëndetti nga Organizata Botërore.
Vetëm pak ditë m parë ai nuk ka lejuar që publiku të njihet me rrezikun nga virusi dhe emergjenca e coronavirusit.
Gazeta gjithashtu shkruan se “Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates kanë luajtur rol të fuqishëm në promovimin e Tedros. Pas investimeve të tyre të mëdha në programin e helthcare në Etiopi ku ndihmoi edhe Tedros, Fondacioni Gates ishte i gatshëm që të ëprhapte programë të ngjashme në gjithë botën.
VERITAS.COM.AL