Mitat Tola është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë Rrugore.
Lajmi u bë i ditur ndërkohë që kryeministri Rama doli para mediave për të folur për inagurimin e ndërtesës së Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.
Në vend të Tolës është emëruar Ardi Veliu, i cili ka qenë drejtues bazë i Shkollës së Policisë. Disa burime thanë se arsyeja e shkarkimit të Tolës është numri i lartë i aksidenteve rrugore, edhe pse në statistikat e saj Ministria e Rendit flet për një ulje të aksidenteve.