Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, një pjesë të të cilës e ka zbardhur vetë. Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se telefonata ka zgjatur rreth 45 minuta dhe janë vendosur të gjitha pikat mbi ‘i’.

Sipas kryeministrit, Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/