Drejtori i ri i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do të zhvillojë paraditen e sotme një vizitë zyrtare me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Pjesë  e diskutimit pritet që të jetë kriza politike. Ndërkohë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare.

Siç raportohet, në orën 14:00, zyrtari i lartë amerikan, do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më pas, në orën 15:30,  pritet që të takohet me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në orën 17:00, David Kostelancik, do takohet me kryeministrin Rama.

Veritaas.com.al/